AKTUALITET, 16 Tetor 2020, 08:54

VIDEO/ Rivendoset flamuri kombëtar në Koshare, e kishte hequr prifti serb

VIDEO/ Rivendoset flamuri kombëtar në Koshare, e kishte hequr prifti


Flamuri Kombëtar në Koshare ishte hequr nga një prift serb.

Por tashmë, nga videot e publikuar në mediat sociale, duket se flamuri është rikthyer në vendin ku ishte më parë.

Lidhur me rastin, policia e Kosovës ka njoftuar se do të nisë hetim dhe padi për priftin serb.

Në një video të publikuar nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte qenë atje që nga koha e luftës.