TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama i drejtoi një tjetër ftesë për dialog protestuesve, duke lënë sërish para kryeministrisë një tryezë betoni me letra të bardha ku shkruhet dialog.
"Mirëmëngjes", shkruan kreu i qeverisë krah videos së publikuar.
Prej kohës që protestat nisën, në ditët e para me sulme të dhunshme ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private, kreu i qeverisë i ka drejtuar ftesë dialogu protestuesve për të diskutuar me ta kërkesat që kanë ndaj mazhorancës në pushtet.
Deri më tani, ftesa është refuzuar, ndërsa protesta vijon në ditën e 17-të të saj.