TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha në nisjen e seancës së sotme me tensione në parlament, mbajti një fjalim ku i dha një mesazh deputetëve socialistë për dhunën ndaj të rinjve.
Berisha u shpreh se dhuna ndaj të rinjve me kocka të thyera dhe kafka të çara nuk është parë në asnjë pushtim.
Ndërkohë, kryedemokrati u shpreh se gazin lotsjellës, kafkat e çara dhe kocakt e thyera i meritojnë deputetët socialistë në sallë.
Berisha: Të dashur qytetarë që ndiqni seancën. Java dhe ditët që kaluan Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë. Barbari të papara gjatë asnjë pushtimi. Në rrugë u thyen kocka të rinjsh,. U çanë kafka, u përshtatën mjetet më të egra ndaj të rinjve. Këta parlamentatrë janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka. Janë kriminelë dhe këta meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera. Jo të rinjtë.
Kaq mjaftoi dhe kryeparlamentari Niko Peleshi t’i hiqte fjalën, ndërsa pohoi se këto deklarata ishin thirrje për dhunë. Ai pohoi se Berisha nuk do të kishte mundësi të fliste më përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë që më pas njoftoi mbylljen e seancës për 10 minuta. Sakaq, Berisha nuk pranoi që të ikte nga foltorja e Kuvendit, ndërsa u lidh live përmes FB-së së tij.
“I hiqet fjala për gjithë ditën e sotme”, tha Peleshi. Më pas ai i tha fjalën Agron Gjekmarkajt për procedurë, por ky i fundit tha se “nuk ka procedurë”. Më pas Peleshi replikoi edhe me deputetin Tomor Alizoti: Zoti Alizoti ca të kuptoj, thirrje për dhunë nga foltorja e parlamentit, nuk lejohet