AKTUALITET, 28 October 2026, 21:53

Kroacia bllokon fiqtë e thatë nga Shqipëria, analizat zbulojnë nivele të larta të aflatoksinës

Kroacia bllokon fiqtë e thatë nga Shqipëria, analizat

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria, pasi analizat kanë zbuluar nivele të larta të aflatoksinës B1, një substancë toksike që mund të përbëjë rrezik për shëndetin.

Sipas sistemit RASFF, sistemi evropian i alarmit të shpejtë për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, ngarkesa rezulton e kontaminuar me nivele të larta të kësaj mykotoksine. Për pasojë, produktet do të asgjësohen.

Aflatoksina B1 është një mykotoksinë që mund të gjendet në ushqimin e kontaminuar për kafshët, si dhe në një shumëllojshmëri produktesh bujqësore. Ekspozimi ndaj saj mund të shkaktojë helmim akut dhe kronik, formim të tumoreve, si dhe ndryshime në zhvillimin neurologjik.

Mëlçia është organi kryesor që preket nga kjo toksinë. Ekspozimi akut ndaj dozave të larta mund të shkaktojë mosfunksionim të mëlçisë, verdhëz, dhimbje abdominale, të vjella dhe konvulsione.