AKTUALITET, 29 October 2026, 09:44

Kamzë/ Gjendet lëndë plasëse e pashpërthyer pranë derës së një lokali, hiqet nga forcat xheniere

Kamzë/ Gjendet lëndë plasëse e pashpërthyer pranë

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e sotëm pranë derës së një lokali në zonën e Kamzës.

Sipas policisë, lënda e dyshuar nuk ka shpërthyer, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.

Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.