AKTUALITET, 28 October 2026, 21:45

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur partitë politike në konsultime për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa prej tyre kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takim.

Partia Demokratike ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet ftesës së kreut të shtetit. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe partitë “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet”, të cilat gjithashtu nuk do të marrin pjesë në konsultime. Edhe “Lëvizja Bashkë” ka konfirmuar se nuk do të shkojë në takimin me presidentin.

Deri më tani, Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që ka konfirmuar pjesëmarrjen në konsultimet e thirrura nga Presidenti Bajram Begaj.

Sipas afateve ligjore, kreu i shtetit duhet të shpallë datën e zgjedhjeve vendore deri më 15 nëntor. Ndërkohë, në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore të vitit 2027 duhet të zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj.