AKTUALITET, 27 Tetor 2019, 13:47

VIDEO/ Protesta kundër HEC-it në Mirditë, banorët përplasen me policinë

VIDEO/ Protesta kundër HEC-it në Mirditë, banorët


Vijon protesta kundër HEC-it në Mirditë. Banorët e Kaçinarit janë ngritur sërish në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-it në Mirditë.

Banorët u kanë dalë në pritë punonjësve të firmës duke bllokuar makineritë e tyre të punës. Banorët janë përplasur me forcat e policisë duke ju kërkuar këtyre të fundit të mos bëhen palë më firmën që po ndërton HEC-et.

Ata kërkojnë largimi uniformave blu dhe të mos provokohen, pasi situatat sipas tyre mund të agravojë më tej.

Banorët po ashtu i janë drejtuar policisë që ti përcjelli mesazh ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të tërheqë policinë, pasi ata janë në të drejtën e tyre duke mbrojtur pronat e tyre.