TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në disa prej bulevardeve dhe akseve kryesore të Tiranës.
Gjatë marshimit, një pjesë e protestuesve kanë përshkallëzuar aksionin, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në disa pika të kryeqytetit.
Fillimisht, protestuesit janë vendosur në urën e madhe të Unazës, ku kanë penguar kalimin normal të automjeteve.
Më pas, gjatë marshimit në drejtim të qendrës së Tiranës, një grup protestuesish është ulur këmbëkryq në kryqëzimin pranë “Rrugës së Elbasanit”, duke bllokuar qarkullimin dhe duke mos lejuar kalimin e një autobusi të linjës.






Bllokimi i këtij aksi ka shkaktuar trafik të rënduar në zonën përreth, ndërsa qytetarët e vendosur në rrugë kanë penguar lëvizjen normale të automjeteve.
Protestuesit kanë bllokuar gjithashtu edhe kryqëzimin që lidh aksin me drejtimin e Sheshit “Skënderbej”.
Marshimi vijon në bulevardet e kryeqytetit, ndërsa bllokimi i rrugëve është kthyer në një nga format e përshkallëzimit të protestës së ditëve të fundit në Tiranë.