AKTUALITET, 19 Mars 2018, 14:12

VIDEO/ Përmbytet shkolla 9-vjeçare në Durrës, evakuohen nxënësit dhe mësuesit

VIDEO/ Përmbytet shkolla 9-vjeçare në Durrës, evakuohen

Një shkollë 9-vjeçare është përmbytur ditën e sotme, ku uji arriti më shumë se një metër dhe bllokoj hyrjen në këtë shkollë.

Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në Durrës uji pushtoi të gjithë oborrin , ndaj evakuimi i nxënësve është bërë i mundur nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Por kjo shkollë nuk ishte e vetmja që pati këtë fat të keq, por i gjithë qyteti Durrësit, ishte nën pushtetin e ujit, pasi shumë rrugë ishin të bllokuara.