AKTUALITET, 3 Nëntor 2019, 22:34

“Burgun, gjykatën dhe gratë i kam frikë”, Kujtim Gjuzi i kërkon falje Elton Ilirjanit: Më ‘kërcënuan’

“Burgun, gjykatën dhe gratë i kam frikë”, Kujtim

Deputeti Kujtim Gjuzi është tërhequr nga deklarat e tij të bëra në një emision televiziv pak ditë më parë dhe i ka kërkuar falje biznesmenit gay, Elton Ilirjanit.

Gjuzi kërcënoi biznesmenin për orientimin e tij seksual, por pas thirrjeve nga komisioni për të drejtat e njeriut dhe pas “kërcënimeve” se mund të përfundonte në gjykatë, është tërhequr.

I ftuar sot në emisionin “Thumb On”, në RTV Ora, deputeti i opozitës së re u shpreh se ka frikë nga burgu.

“Ai nuk është për të qenë. Ti i thotë dhe komisionerit nga diskriminimi që ‘O do të kërkojë falje Gjuzi, o s’ka’. Ishte rasti i parë në jetën time që kërkoj falje. Unë i kërkova se tha komisioneri, ose fale ose të çoj në burg. Unë burgun, gjykatën dhe gratë i kam më frikë nga të gjitha”, u shpreh Kujtim Gjuzi.