TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshjet e dendura të shiut që vijojnë të bien kanë sjellë jo pak probleme në jug të vendit.
Në qytetin e Sarandës uji ka pushtuar rrugët duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave dhe banorëve.
Siç shihet edhe në videot e mëposhtme, të publikuara nga portali Saranda web, niveli i ujit në rrugët e qytetit është i lartë, ndërsa nga përmbytjet nuk kanë shpëtuar as bizneset.
Sipas parashikimeve të meterologëve, reshjet e shiut do të vijojnë edhe gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme. Madje, sipas IGJEUM, edhe qarqe të tjera rrezikohen nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/11/vid.mp4"][/video]