TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në qendrën historike të Krakovit, qytetit të dytë më të madh në Poloni. Lajmi është konfirmuar nga policia.
Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet e panikut, ku qytetarët shihen duke vrapuar për t'u larguar, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna me armë zjarri.
Në disa prej videove dallohen edhe automjete që kalojnë nëpër zonë, në momentet kur qyteti është përfshirë nga kaosi.
Pamje të tjera tregojnë situatën pas sulmit, ku ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për t'u ardhur në ndihmë të plagosurve. Në zonë shihen gjithashtu xhama të thyer dhe karrige të përmbysura, dëshmi të situatës së krijuar.
Mbi qendrën e qytetit është parë duke fluturuar edhe një helikopter, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin në terren dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.