BOTA, 7 November 2026, 16:49

Të shtëna me armë zjarri në një shesh në Poloni, vriten 5 persona dhe plagosen disa të tjerë! Autori nisi të qëllonte njerëzit nga automjeti i tij

Të shtëna me armë zjarri në një shesh në Poloni,

Pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri këtë të shtunë në sheshin kryesor të tregut në Krakov të Polonisë. 

Sipas policisë, një burrë ka hyrë me makinë në shesh dhe ka filluar të qëllojë drejt njerëzve të rastësishëm nga automjeti. Mediat raportojnë se autori është qëlluar nga policia dhe është dërguar në spital.

Sipas policisë polake, autori përdori një pushkë të gjatë ushtarake dhe ishte i veshur me uniforma ushtarake.