TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas hetimit të Kristiano Ronaldos, që ia hodhi me një gjobë 20 mijë euro për gjestin e shëmtuar ndaj tifozëve të Atletiko Madrid, një tjetër lojtar i madh në Champions League, do të hetohet nga UEFA.
Deklaratat e ashpra drejtuar VAR-it dhe arbitrave të ndeshjes PSG-Mançester Junajtid, dhe më pas postimet në rrjetet sociale, mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë Nejmarit. Nga UEFA është konfirmuar se është hapur një hetim disiplinor ndaj sulmuesit brazilian për shkak të fyerjeve ndaj Irrati.
“Për ndeshjen e kthimit në Champions League mes PSG-së dhe Mançester Junajtid, – shkruhet në komunikatën zyrtare të UEFA-s, – është hapur një hetim ndaj Nejmar Zhunior për shkak të ofendimeve dhe sulmeve ndaj arbitrit. Lojtari ka thyer rregullat”. Me këtë çështje do të merren Komisioni i Etikës dhe ai i Dsiplinës në UEFA, por nuk është bërë e nde e ditur data e vendimit.