AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 10:53

VIDEO/ Pak orë para protestës, Basha thirrje shqiptarëve: Ejani me familjet

VIDEO/ Pak orë para protestës, Basha thirrje shqiptarëve: Ejani


Kreu i PD-së Lulzim Basha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që ti bashkohen opozitës në protestën para Kryeministrisë.

Basha u ka kërkuar të gjitha familjeve që të vijnë në protestë bashkë me fëmijët e tyre, duke paralajmëruar një protestë paqësore sot.

Thirrjen Basha e shoqëron më një video ku tregohet dhuna policore dhe abuzimi me zgjedhjet e 30 qershorit.

Postimi i Bashës në Facebook:

Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve!

Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë!#8korrik #ShqipëriaSiEuropa!

Asnjë hap pas! #RamaIk