TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeopozitari Lulzim Basha ka uruar kreun e partisë “Demokracia e Re” Kyriakos Mitsotakis, i cili triumfoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan një ditë më parë në Greqi.
Në një status në Fecebook, Basha shkruan se fitorja e Mitsitakis në Greqi është një inspirim për triumfin e vlerave demokratike edhe në Shqipëri.
Kryeopozitari shkruan më tej se kjo fitore është një fillim i ri për Greqinë.
“Urime për Kyriakos Mitsotakis dhe ‘Demokracia e Re’ për fitoren e thellë! Votimet e sotme shënuan një fillim i ri për Greqinë, inspirues dhe shembull për triumfin e vlerave europiane si për Shqipërinë ashtu edhe për pjesën tjetër të rajonit!,”– shkruan Basha në rrjetet Facebook.
Zgjedhjet e 7 Korrikut në Greqi nxorën fitues Demokracinë e Re të drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.
Fal premtimeve të shumta në fushatën elektorale Mitsotakis do të mundet të jetë kryeministër i Greqisë për katër vitet e ardhshme.