AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 08:51

Tepelenë, sekuestrohet 46 kg kanabis, pranga 42-vjeçarit

Tepelenë, sekuestrohet 46 kg kanabis, pranga 42-vjeçarit


Operacioni nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.

Policia ka sekuestruar rreth 46 kilogramë lëndë narkotike kanabis si dhe disa fidanë kanabis në Nivicë të Tepelenës.

Në pranga ka rënë poseduesi i tyre, shtetasi A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

"Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni "Kanionet".

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis"-njofton policia.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".