TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar përmes një postimi në Twitter kreun e partisë ‘Demokracia e Re’, Kyriakos Mitsotakis për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan ditën e sotme në Greqi.
Në postimin e tij Basha thekson se me fitorja e ‘Demokracisë së Re’, shënon një fillim i ri për Greqinë, por që është inspirues për triumfin e vlerave europiane në Shqipëri dhe në rajon.
‘Urime për Kyriakos Mitsotakis dhe ‘Demokracia e Re’ për fitoren e thellë! Votimet e sotme shënuan një fillim i ri për Greqinë, inspirues dhe shembull për triumfin e vlerave europiane si për Shqipërinë ashtu edhe për pjesën tjetër të rajonit!’, shkruan Basha në Twitter.