AKTUALITET, 10 Prill 2020, 15:01

VIDEO/ OBSH kërkon testime, Berisha: Kryepidimiologu i Republikës së Surrelit, vetëm mashtrime...

VIDEO/ OBSH kërkon testime, Berisha: Kryepidimiologu i Republikës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një video ku tregohet për sjelljen e qeverisë shqiptare ndaj epidemisë së koronavirusit.

“OBSH: Testime, testime, testime! Kryepidimiologu xhahil i Republikës të Surrelit: Mashtrime, mashtrime, mashtrime!”, shkruan Berisha.

Sipas ishkKryeministrit, ky është një skandal duke parë se shtete si Sri Lanka dhe Xhibuti kane bërë më shumë testime për Covid-19, se sa ka bërë qeveria Rama.

Ja postimi i plotë:

Dy doktrina!!

OBSH: Testime, testime, testime!

Kryepidimiologu xhahil i Republikës të Surrelit: Mashtrime, mashtrime, mashtrime!

Miq, kjo video karahson dhe gjen të njejta numrin e përgjithshëm të testimeve në këto tre vende dhe shifrat janë të verteta!

Por nga ana tjetër analiza e luftes së coronavirusit nëpërmjet tesimit në këto tre vende mjerisht provon se krahasimi i tyre me Shqipërinë i fyen ato.

Pse kjo, si qendron e verteta:

Shqipëria ka 416 të infektuar 24 të vdekur dhe ka bere 3385 testime

Pra ka bëre 8 testime për 1 rast të infektuar

Xhibuti ka 140 te infektuar 1 të vdekur dhe ka testuar 3399 raste pra Xhibuti ka bere 24 testime per 1 të infektuar apo tre herë më shumë se sa Shqipëria.

Sri Lanka ka 190 të infektuar 7 të vdekur dhe ka bërë 3242 testime, pra Sri Lanka ka bërë 17 testime për 1 të infektuar apo dy herë më shumë se sa Shqipëria! Skandal!!

Pse ky rezultat? Sepse ato dy vende nuk kanë një Sulltan Salep Surrel si Kryeepidemiolog!

Ndiqeni videon. Sb