TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Bejtja, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, për Koronavirusin në Shqipëri.
Bejtja duke ju drejtuar kryeministrit, shprehet se Koronën e solli Karl Marks.
"Që kur kompania jote e madhe, që ka vite që dhjamet nga koncensionet e panevojshme apo nga rrjepja e këtij shteti, të lajmëroi pa modesti se megjithë dhjamin që e ti e di mirë që e ka, nuk është në gjendje të paguajë as rrogën e një muaji "shkruan gazetari.
Statusi i plotë:
Po të kesh qëlluar i lexuar, do e kesh kuptuar që Koronën e solli Karl Marks qëkur kompania jote e madhe, që ka vite që dhjamet nga koncensionet e panevojshme apo nga rrjepja e këtij shteti, të lajmëroi pa modesti se megjithë dhjamin që e ti e di mirë që e ka, nuk është në gjendje të paguajë as rrogën e një muaji.
Nëqoftëse, nuk je dhe aq i lexuar, prapë ke patur mundësi ta kuptosh që Coronën e solli Marks, kur në një kohë të tillë kur është ndarë më qartë se kurrë, se cfarë është e domosdoshme dhe cfarë më pak e nevojshme, t’u rritën pikërisht cmimet e maskës që të duhet ta mbash në fytyrë, cmimet e shishes së alkolit, madje dhe të ushqimeve bazë.
Dhe nëqoftëse nuk e kuptuar akoma që Coronën e solli Karl Marks, do e kuptosh kur fëmijët të rishkojnë në shkollë: kur të shohësh një pakicë fëmijësh të nxirë nga dielli I karantinës në shtëpitë e mëdha me oborr të dyta apo të treta dhe shumicën e fëmijëve të bardhë, nga mbyllja në 50 metra katrorë me prindërit, gjyshërit e ndoshta dhe me xhajën e nusen e xhajës.
Nuk ka asnjë dyshim që Coronën e ka sjellë Karl Marks.