TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe drejtuesi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski janë vetëizoluar, pas kontaktit që kishin pasur me një gazetar të infektuar.
Ishte ministri i Shëndetësisë, Venko Flipce i cili u kërkoi dy liderëve të vetëzioloheshin, shkruan Alsat.
Në një postim në facebook, Zaev njoftoi se ndihet mirë dhe është duke pritur rezultatin e testit të Covid-19.
“Dëshiroj t’ju informoj se gjatë javës së kaluar kam pasur një intervistë në TV me një gazetar, i cili kohët e fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Megjithëse gjatë intervistës kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse siç është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës, sipas të gjitha protokolleve, që nga sot unë jam në izolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma, sot jam testuar për praninë e virusit dhe presim rezultatet gjatë ditës – pas së cilës do të përcaktohen hapat e ardhshëm”.
Ndërsa Mickoski shkruan:
“Do të doja të ju informoj se deri më tani jam në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore dhe fizike. Gjatë ditës së djeshme, pasi mora informacionin se shëndeti i gazetarit me të cilin pata një intervistë saktësisht një javë më parë në lidhje me pandeminë, jam testuar dhe kam rezultuar negativ.
Sidoqoftë, unë do të respektoj rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe në periudhën në vijim për disa ditë do të qëndroj në izolim. Shpresoj që gazetari të rikuperohet shpejt dhe të kthehet në vendin e punës. Po vazhdoj të monitoroj situatën aktuale nga shtëpia ime.
Le t’i mbështesim ata që janë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë. Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që kanë shfaqur interes për shëndetin tim.
Ne do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë aktive pandeminë që ka sjellë një krizë të rëndë shëndetësore, sanitare dhe ekonomike.
Jam i sigurt se në fund do të fitojmë së bashku sepse çdo jetë ka vlerë dhe sepse e duam Maqedoninë. Të mbeteni shëndosh e mirë”.