AKTUALITET, 10 Prill 2020, 13:46

Koronavirusi/ Shkollat dhe universitetet në Greqi do të qëndrojnë mbyllur deri më 10 maj

Koronavirusi/ Shkollat dhe universitetet në Greqi do të


Greqia është një vendet e prekura në Ballkan ku numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi po rritet javët e fundit.

Ndërkohë që vendi është izoluar pothuajse prej më shumë se një muaji, sipas Ministrisë së Arsimit në Greqi është mësuar se në kuadër të masave që janë marrë në përpjekje të zhdukjes së virusit, hapja e shkollave dhe universiteteve është shtyrë deri më 10 maj të 2020.

Kjo është një datë e caktuar në bazë të rrethanave, por që thuhet se mund të ndryshojë në varësi të situatës që do të jetë vendi.

Vendimi u mor me rekomandimin e komitetit të ekspertëve që këshillonte qeverinë në përgjigjen ndaj koronavirusit.