TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
'Ma refuzuan pagën': Berisha nxjerr 2 dëshmi të mbështetjes kallp të biznesit nga Rama
"Mbështetja e fuqishme kallp, për biznesin!
Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë dhe shikoni videon e mëposhtme, që është vetëm për mbi 18 vjeç!"
- Ky është konkluzioni i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ironia shprehur me video, lidhur me propagandën që qeveria Rama po bën për gjoja mbështetjen financiare të biznesit dhe të vetpunësuarve. Dy mesazhet e mëposhtme janë raste flagrante se si janë mashtruar mijëra familje në Shqipëri.
Përshëndetje Doktor
Jam një punonjës i Bashkisë Tiranë. Para disa muajsh me nusen time menduam të hapim një agjensi udhëtimi dhe e hapëm dhe sikur kanë bizneset që muajt e para sa të dalësh në treg, por na ndodhi që ra virusi sipas qeverisë dhe u detyruam ta mbyllim dt. 12 mars ndryshe do vendosin gjobë, sepse i anuluan të gjitha fluturimet, hyrje-daljet dhe e mbyllëm.
Doli Kryeministri tha se do të paguhen punonjësit; i bëmë letrat, i dërguam për pagën e luftës. Sot na vjen konfirmimi që është refuzuar paga sepse e ka nxjerrë si biznes që lejohet.
Tani, a mund të më sqarojë njeri se si ka mundësi ky fëlliqësirë e kombit shqiptar del edhe gënjen, kur ky me urdhër i ka bllokuar fluturimet e hyrje daljet nëpër kufij?! Dhe sot jemi të detyruar ta mbyllim dyqanin për arsye sepse dhe qeraxhiu do lekët, nuk i intereson.
Shpresoj ta nxjerrësh këtë mesazh dhe po të duash ta dërgoj dhe emër e mbiemër timin se s’më ka ngelur gjë në këtë bote veç me i qëru nga faqja e dheut këta kriminelë me çizme.
Përshëndetje.
Sapo më erdhi një përgjigje nga Tatimet se unë nuk e përfitoj pagën e luftës si aktivitet që kam.
Unë kam një biznes timin si i vetpunësuar, Foto Studio (fotograf) dhe i kam zbatuar me përpikmëri urdhrat e qeverisë duke e mbyllur punën time dhe bëra të gjitha veprimet që më kërkuan: hapa llogari bankare, u regjistrova dhe i dërgova sa më shpejt dhe sot më erdhi përgjigjja “Refuzohet””.
Mund të di pse, përderisa unë kam bërë kërkesë që ta hap punën dhe pse nuk ka lëvizje dhe më kanë refuzuar se nuk lejohet të punohet. Të lutem një përgjigje.