AKTUALITET, 17 October 2026, 12:02

VIDEO/ Nis protesta në Korçë, të rinjtë marshojnë në rrugët e qytetit

VIDEO/ Nis protesta në Korçë, të rinjtë

Ka nisur këtë të shtunë protesta e të rinjve në qytetin e Korçës, ku një grup qytetarësh janë mbledhur për të marshuar përgjatë rrugëve kryesore të qytetit.

Ndryshe nga tubimet e ditëve të mëparshme, këtë herë vihet re një pjesëmarrje më e ulët e protestuesve.

Pavarësisht numrit më të reduktuar të pjesëmarrësve, protestuesit po vijojnë marshimin, duke përcjellë mesazhet e tyre.

Situata në terren paraqitet e qetë dhe deri më tani nuk raportohet për incidente. Ndërkohë, forcat e rendit po monitorojnë tubimin për të garantuar ruajtjen e rendit dhe sigurisë.