AKTUALITET, 16 October 2026, 22:26

Spiropali i kërkon Ramës të hapë krahun, Bushati: Tani e kanë kuptuar në PS që është "kërrmë", por kjo i thoshte "Skënderbe"

Spiropali i kërkon Ramës të hapë krahun, Bushati: Tani e

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka folur për letrën e Elisa Spiropalit ku pak a shumë këshillon Edi Ramën si të nisë largimin. 

"Njeriu duhet të ndjejë ndonjë sadisfaksion professional pasi këro gjëra që kemi thënë në 2017, i thotë edhe Spiropali, por atëherë kjo i thoshte Skënderbe... E vetmja gjë që na tregon letra e Elisës, është që edhe ata aty ose kanë frikë apo jo, kanë kuptuar se Rama moralisht është kërrmë, e mbajnë në pushtet apo ndahen nga kërrma, kjo ka pak rëndësi. 

Çfarë thuhej në tekst, kur dëgjon ish zv kryeministrin e Ramës që i thotë bandë, ish Kryetaren e Kuvendit dhe Ministren e Jashtme që thotë prano rrotacionin dhe gris prapanicën, Rama me këta njerëz ka drejtuar. Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse brrerje. Trajektorja dhe rrëfimi i Ramës ka mbaruar, prandaj i them kërrme. Mund të rrije dhe katër muaj apo katër vjet, por ky njeri është politikan në arkivol, ja përmend edhe Elisa, i vdekur i pakallur. 

Është keq për Shqipërinë, por sadisfaksion për disa nga ne që ia kanë thënë këto shumë më parë", tha Bushati.