AKTUALITET, 17 October 2026, 10:14

21 të lënduar morën ndihmë te Trauma, ja si paraqitet gjendja e 21-vjeçarit të plagosur para Ministrisë së Arsimit

21 të lënduar morën ndihmë te Trauma, ja si paraqitet

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe efektivët e policisë të lënduar gjatë protestave studentore në Tiranë, si dhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar tubime.

Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë kanë marrë trajtim mjekësor 21 persona, mes tyre 8 efektivë të Policisë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë.

Ndërkohë, bëhet me dije se mes protestuesve të lënduar janë edhe tre të mitur.

Sa i përket 21-vjeçarit që u plagos nga policia përpara Ministrisë së Arsimit, ai vijon të jetë nën monitorimin e ekipit të neurokirurgjisë. Sipas njoftimit, i riu nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton të ketë rrezik për paralizë.

Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin shërbim mjekësor dy persona: një kalimtar, gjendja e të cilit paraqitet stabël, dhe protestuesi 21-vjeçar.

Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Edhe në spitalet rajonale të Vlorës dhe Lezhës janë paraqitur persona të lënduar gjatë protestave. Në Vlorë kanë marrë ndihmë mjekësore një efektiv policie dhe dy të mitur, të cilët pas trajtimit janë larguar nga spitali. Ndërsa në Lezhë, një e mitur ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është larguar nga spitali.

Njoftimi i plotë

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:

-8 efektivë të Policisë;
-10 protestues, mes tyre 3 të mitur;
-3 kalimtarë.

Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali rajonal Vlorë

1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin)
2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin)

Spitali rajonal Lezhë

Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin).