AKTUALITET, 20 Maj 2019, 18:37

VIDEO/Ndodh edhe kjo! Ende pa përfunduar, shkolla ‘merr’ emrin e Kryeministrit

VIDEO/Ndodh edhe kjo! Ende pa përfunduar, shkolla ‘merr’ emrin


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se ende pa mbaruar mirë shkolla e re, në tarracën e saj është shkruar emri i kryeministrit Edi Rama, gjë që duket nga largësia.

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Se shpejti paranoja e tij nga taracat e shkollave do te kaloje ne shpatet e maleve si Edver! sb

Pershendetje Dr,Vepra madheshtore e cila ndertohet me forcat e partise do te kete te skalitur emrin e udheheqesit paranojak legjendar#EDI# Brezat qe do te edukohen ne kete shkolle duhet te brymosen edhe me dashurin per udheheqesin skizoid.

Nuk dihet se çfarë emri do të ketë kjo shkollë, por ajo që mund të themi është se emrin e Kryeministrit e mban në pjesën më të lartë të saj.