TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi në makinën e tij u kap me gjysmë kg kokainë.
Operacioni kundër drogës përfundoi pasditen e sotme nga Guardia di Finanza në Savona. Gjithçka filloi me një kontroll të rrugës në dalje të Albisola.
Policia pikasi një automjet për kontroll dhe duke qenë se shoferi ishte nervoz, kjo vetëm sa shtoi dyshimet, duke vijuar kontrolle të imtësishme të mjetit.
Nën pjesën e tapicerisë në anën e pasagjerit, u gjet sasia prej 500 gram kokainë, shkruan Lastampa. Shqiptari u arrestua ndërsa mjeti iu nënshtrua sekuestrimit.