AKTUALITET, 20 Maj 2019, 18:32

Deputetja e opozitës fasadë të Edi Ramës del garant për listën e Aleancës Kuq e Zi në 25 bashki

Deputetja e opozitës fasadë të Edi Ramës del garant për


Deputetja, Elda Hoti e cila u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars të këtij viti, ka nënshkruar për Alenancën Kuq e Zi, në mënyrë kjo e fundit të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se Hoti mori mandatin e deputetes e dalë nga listat e LSI në Lezhë, por ajo u përjashtua nga kjo parti pas pranimit të mandatit, ndësra sot ka depozituar në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve nënshkrimin e saj.

Hoti tashmë ka dalë garant për listën e Aleancës Kuqezi në 25 bashki për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo bëhet në këtë mënyrë kontributore e zgjedhjeve fasadë të Edi Ramës më 30 qershor.

Kryeministrit i duhen sa më shumë parti në zgjedhje për t’i paraqitur ato si normale, prandaj dhe deputetët e opozitës fasadë të tij dalin garant për subjekte të tjera të papërfillshme.