AKTUALITET, 20 Maj 2019, 17:54

A do të bësh humor nëse zgjidhesh kryetar i Kolonjës? Përgjigjia surprizë e Erion Isait


Akstori Erion Isai u zyrtarizua para disa ditësh si kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kolonjës, ndërsa ai në një emision televiziv u shpreh se së bashku me familjen do të zhvendosej në këtë qytet.

Por ndërsa një ditë më parë ka publikuar një foto nga një takim në Kolonjë, Isai është pyetur një një ndjekës, se nëse do të arrijë të fitojë zgjedhjet me qytetarët so të flasë seriozisht apo me humor.

Aktori shprehet: “tjeter gje skena, tjeter gje realiteti… une dhe humorin e beja shume seriozisht, punoja shume qe ta realizoja ate. Mos harro se ne kete vend ka plotikane qe jane tallur me njerezit. Do te punoj seriozisht, per tju rikthyer buzeqeshjen njerezve. Faleminderit ?”

Por pas kësaj përgjigjeje, një tjetër ndjekës shprehet se dy prej atyre politikanëve që janë tallur me njerëzit i ka në krah në këtë takim.

Bëhet fjalë për Niko Peleshin dhe Elisa Spiropalin, me të cilët Erion Isai ishte në këtë takim.