AKTUALITET, 20 Maj 2019, 18:19

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Patos

Një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Portëzës Nga aksidenti mësohet se  janë plagosur dy gra që ndodheshin brënda në automjet të cilat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Automjeti ka rënë në kanalin anësor të rrugës dhe shkak dyshohet të jetë parakalimi i gabuar i një automjeti tjetër që e ka detyruar të devijojë.