AKTUALITET, 29 Korrik 2018, 09:59

VIDEO/ Me 140 km/h dhe i dehur në timon, çfarë ndodhi mbrëmë në aksin Tiranë-Durrës

VIDEO/ Me 140 km/h dhe i dehur në timon, çfarë ndodhi

Policia Rrugore e Tiranës gjatë monitorimit të shpejtësisë së mjeteve në rrugën Interurbane kryesore Tirane-Durrës dhe anasjelltas, në morinë e shkeljeve mbi kufijtë e lejuar të shpejtësisë, konstaton shkelje të cilat për shkak të rrezikshmërisë konsiderohen të rënda.

Si rasti konkret, i drejtuesit te mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D.

“Kombinim i shpejtesise mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me kete shpejtesi nen efektin e alkoolit ne masen 0.39 mg/l.

Me shumë se kaq nuk mund te bente nje drejtues mjeti per te rrezikuar seriozisht jeten e tij, te atyre qe e shoqerojne por edhe perdoruesve te tjere te rruges!!

Duaje jeten, drejto me kujdes”, bën me dije policia.