AKTUALITET, 28 Korrik 2018, 17:09

Sakrifikoi jetën për të shpëtuar fqinjen greke, shqiptari kthehet në hero

Sakrifikoi jetën për të shpëtuar fqinjen greke, shqiptari

Një burrë 59 vjeçar nga Vlora, Viktor Ceko, ka humbur jetën gjatë zjarreve të tmerrshme që ranë në Mati këtë javë. Por Viktori u kthye në një hero, pasi mësohet se sakrifikoi jetën e vet për të shpëtuar një grua që e kishte burrin invalid.

“E njoh si njeri të rregullt, si njeri punëtor. Ka punuar në kooperativë. Ai vajti tek zjarret, nxori fëmijët edhe gruan, u kthye për të ndihmuar një grua greke, se e kishte burrin invalid. Gruaja i tha ‘Viktor, kthehu se do digjesh’. Ne ishim në dijeni të djegies se kemi folur 2-3 ditë. Tani e morëm vesh, jemi shumë të shqetësuar për gruan dhe fëmijët. Viktori ishte djali më i mirë në lagje, punëtor”, janë shprehur fqinjët.