AKTUALITET, 28 Korrik 2018, 19:49

‘Vezë me rigon’, Olti Curri tallet me ambasadoren Vlahutin: E shkreta! (Foto)

Blogeri Olti Curri njihet për komentet  e tij provokuese në lidhje me të gjithë VIP-at shqiiptarë. Ai shpesh herë publikon foto e tyre teksa vë në fokus ndonjë detaj qesharak në pamjen e jashtme. Por këtë rradhë është ‘kapur’ me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.

Vlahutin shihet në një foto ku bien në sy perlat e mëdha që ka vënë në qafë. Pikërisht këtë detaj ka fokusuar edhe blogeri i cili i ka krahasuar me vezë të ziera.

“Sa i shkokan Romanës këto perlat si vezë të zime me rigon...! Fallco do t’i ketë se me dieta rron e shkreta!”- shkruan Olti krahas fotos.

Shqiptarja.com