AKTUALITET, 28 Korrik 2018, 17:49

Ish-deputeti-Ramës: Në djall kullat! T’i gjej unë lekët për Teatrin

Ish-deputeti-Ramës: Në djall kullat! T’i gjej unë

Kthimi i ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar nga Presidenti i Republikës mbetet lajmi kryesor i ditës. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani i shkëputur prej vitesh nga politika aktive ka bërë një koment në Facebook. Ai shkruan se vendimi i Metës mund të shihet si një moment reflektimi nga qeveria.

Komenti i ish-deputetit Andis Harasani në Facebook:

Ka ardhur momenti që politika të ngrihet mbi inatin.

Shumë mirë bëri Presidenti që ktheu ligjin.

Dhe favorin më të madh ja bëri jo Teatrit, por pozitës. E shpëtoi nga situata e vështirë ku futën veten.

Është momenti që KM të ngrihet aty ku i takon.

Në djall vafshin ato kulla. Premto z. KM një teatër modern me fondet e buxhetit. Qoftë ai dhe 30 milionë. S’ka bankë që nuk do e financonte me një kredi 20-vjeçare.

Janë 1.5 mln në vit. Asgjë për buxhetin!

Nëse nuk gjen në Shqipëri ta gjej unë bankën jashtë Shqipërie. Dhe ambientin rreth e rrotull ktheje të gjithin në lulishte!

Do të falënderojnë të gjithë!