TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana do të luajë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve ndaj klubit rekordmen serb Crvena Zvezda, ose ndryshe Ylli i Kuq i Beogradit. Ndeshja do të zhvillohet më 25 gusht ora 20:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Skuadra aktuale drejtohet nga ish-kapiteni i Interit, Dejan Stankoviç dhe në turin e parë kaloi me lehtësi klubin nga Gjibraltari, Europa, duke fituar 5-0. Crvena Zvezda është skuadra e parë e ish-Jugosllavisë që fitoi Ligën e Kampioneve në sezonin 1990- 1991, teksa mposhti në finale Marsejën pas goditjeve nga penalltitë.
Të kuqtë e Beogradit kanë fituar në total 31 tituj kampionë: 19 në Ligën e Parë të Jugosllavisë, 1 në kampionatin e Republikës Popullore të Serbisë, 5 në Ligën e Parë të Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe 6 në Superligën e Serbisë. Crvena është bërë gjithashtu edhe klubi i parë jugosllav që ka fituar Kupën Ndërkontinentale
Gjithashtu, në palmaresin e saj skuadra nga Beogradi ka edhe 24 Kupa të fituara në rang kombëtar. Sipas sondazheve të vitit 2008, Crvena Zvezda është klubi më popullor i futbollit në Serbi, me 48.2% të tifozëve që mbështet të kuqtë.