TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vazhdojnë problemet me koronavirusin për skuadrat kosovare në kompeticionet europiane. Pas Dritës dhe Prishtinës, probleme ka edhe te Gjilani sepse testet të cilëve u janë nënshtruar futbollistët e skuadrës së Gentjan Mezanit kanë zbuluar se një lojtar është i infektuar dhe për këtë arsye personi në fjalë është izoluar menjëherë sëbashku me shokun e dhomës.
Ndërkohë UEFA ka marrë vendimin për të shtyrë me një ditë sfidën mes Tre Pennes së San Marinos dhe Gjilanit në mënyrë që pas 24 orësh futbollistët e skuadrës kosovare t’u nënshtrohen edhe njëherë testeve për COVID-19. Orari i ndeshjes do të përcaktohet në orët në vijim.