AKTUALITET, 27 October 2026, 12:45

Vendimi/ Protestat në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

Vendimi/ Protestat në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia 12 nga protestuesit e arrestuar gjatë tubimeve dhe protestave studentore të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, trupa gjykuese e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre, por caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, duke vlerësuar se nuk është e nevojshme mbajtja e tyre në ambientet e paraburgimit.

Ndërkohë, seanca gjyqësore po vijon për 10 protestues të tjerë të arrestuar gjatë të njëjtave ngjarje, ku pritet marrja e vendimit për vlerësimin e masave të tyre të sigurisë.