TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Infermierja Merita Sefa e cila punon në Spitalin Infektiv ka dale me një thirrje për të gjithë qytetarët që të sensibilizohen dhe të vendosin maskën, si një mënyrë që shpëton një jetë njeriu.
“Ju lutem dëgjoni thirrjen e infermieres Merita Sefa nga spitali infektiv??”, shkruan Manastirliu e cila ka publikuar dhe videon e infermieres.
THIRRJA E INFERMIERES
“Kemi 5 muaj që akoma përballemi me përbindëshin virus që e gjithë bota po përballet, jemi në një fazë që as vetë nuk dimë si ta shpjegojmë.
Jemi në një mëdyshje të madhe me popullin se ato nuk po na e besojnë një gjë të tillë,
virusi është një përbindesh që po vepron shumë keq te njerëzit dhe ne jemi shumë të alarmuar për këtë gjë.
Ne jemi në këmbë, sigurisht që jëemi të lodhur se jemi njerëz dhe ne, të gjithë si e kemi nisur, të gjithë duhet të sensibilizohen, vetëm një maskë ndan cdo gjë nga e keqja, shpëton një jetë njeriu, lufta brenda këtyre mureve vazhdon, lufta është shumë e ashpër, njerëzit po luftojnë me jetën e vdekjen e duhet patjetër një sensibilizim që ne të jemi më të sigurtë për atë që po jetojmë”.