AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 10:33

Dhurata Çupi publikon videon: Listat e hapura të Ramës dhe listat e hapura të borxheve të shqiptarëve

Dhurata Çupi publikon videon: Listat e hapura të Ramës dhe


Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e sotme në parlament ku pritet të votohen ndryshimet kushtetuese. Me ironi Cupi shkruan se shou i kryeministrit në ikje nuk ka asnjë lidhje me hallet e vërteta të mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me disa lista të tjera të hapura, listat e borxheve

“Show i Ramës me gjoja lista të hapura është vetëm një llogari e dëshpëruar politike në agoninë e lëshimit të pushtetit. Show i kryeministrit në ikje nuk ka asnjë lidhje me hallet e vërteta të mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me disa lista të tjera të hapura, listat e borxheve. Në video është një nga shumë dëshmitë se ajo çfarë na duhet nuk janë llogaritë politike të kryeministrit në ikje, por mbyllja e listava të borxheve të shqiptarëve.” shkruan Çupi.