TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Elbasanit njoftoi se rreth orës 22:10 të së mërkurës në lagjen “Emin Matraxhiu” në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kësaj lagjeje është gjetur i pajetë një i ri 23-vjeçar. Ai është goditur disa herë në trup me thikë gjë që i ka marrë jetën.
Të njëjtat burime thanë se viktima është Renis Runaj 23 vjeç. Shërbimet e Policisë thanë se me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Sipas asaj që raportoi News 24 vrasja dyshohet të ketë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në 20 korrik, pasi viktima ishte mik i tij. I riu është qëlluar disa orë më parë dhe është lënë anës rrugës ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.