TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nje person eshte vrare dhe nje tjetër ka mbetur i plagosur ne Durres. Sipas te dhenave te para ngjarja ka ndodhur ne Xhafzotaj.
Policia raporton se dy vellezer jane konfliktuar me nje person tjeter, ne token e tyre, per motive qe ende presin te sqarohen.
Policia ka shoqeruar disa persona, nderkohe qe po vijojne hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
Durrës/ Informacion paraprak
Më datë 29.07.2020, rreth orës 23:05, në Xhafzotaj, Shijak, shtetasit F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, ku shtetasi F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.
Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.