TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohen emrat e dy të plagosurve të tjerë përveç 40-vjeçari të ekzekutuar, Florian Lamçe. Burime bëjnë me dije se të plagosurit e tjerë të ngjarjes janë: Ardiano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini.
Po si u ndodh ai aty dhe cila është lidhja me të ndjerin Lamçe?
Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku tre miqtë ishin mbledhur për të pirë. Më pas, nën efektin e alkoolit ishin përfshirë në një sherr, duke lënë të vdekur Lamçen. Ndërsa Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, u lënduan lehtë. Të dy u çuan për t’u mjekuar në spital dhe më pas u shoqëruan në Polici, por që nga orët e para të mëngjesit e deri më tani asnjërit prej tyre nuk i është marrë dëshmia , pasi ende nuk u ka dalë pija.
Të tre personat e përfshirë në ngjarje janë emra të njohur për policinë e Elbasanit, pasi janë përfolur edhe më parë si pjesëmarrës në ngjarje kriminale.