AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 10:42

Në Kuvend miratohen ndryshimet Kushtetuese, Meta nxjerr videon: Nuk mund ta mbaja për vete këtë…

Në Kuvend miratohen ndryshimet Kushtetuese, Meta nxjerr videon: Nuk mund ta


Në një kohë kur në Kuvend ka nisur seanca ku pritet që të votohen ndryshimet Kushtetuese, presidenti Meta ka publikuar një video nga tubimi i 2 Marsit.

Postimi i Metës: Nuk mund ta mbaja vetëm për vete këtë përshëndetje që më erdhi nga Christiani! Ju uroj ditë të mbarë të gjithëve! One love, one Heart! Let’s get together and feel all right.

Gjatë ditës së sotme në Kuvend pritet që të miratohen ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave dhe për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, të cilat janë kundërhstuar nga ana e opozitës jashtëparlamentare, por edhe nga institucioni i presidentit.

Në tubimin e 2 Marsit Meta paralajmëroi shpërndarjen e Kuvendit, dhe nuk dihet nëse kjo do të jetë lëvizja e radhës e tij, sa kohë që mazhoranca nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të tij, që ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të bëhet sa kohë që nuk ka një konsensus me bazë të gjerë.