TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka injoruar kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, për ta marrë fjalën në Kuvend pas Bedri Hamzës së PDK-së.
Pavarësisht faktit se Hoti ka ngritur dorën, fjala nuk i është dhënë.
Osmani më pas ka proceduar duke ia dhënë fjalën fillimisht deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, por më pas ka ftuar deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiun, për shkak të një ngatërrese në renditje.
Nuk dihet nëse Osmani e ka parë se Hoti ka kërkuar fjalën duke e ngritur dorën që të flet para deputetëve, mirëpo ky i fundit nuk doli në foltore.
*Për të parë videon klikoni linkun e mëposhtëm:
https://video.gjirafa.com/vjosa-osmani-nuk-i-jep-fjalen-kryeministrit-avdullah-hoti