AKTUALITET, 4 Qershor 2020, 12:52

Korçë, grabitet zyra që jep kredi, një person hyri brenda me thikë në dorë

Korçë, grabitet zyra që jep kredi, një person hyri brenda


Grabitje në një institucion financiar në Korçë. Burimet e Policisë bëjnë me dije se ka qenë një person që nuk është identifikuar ende i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një shtetas i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijon kontrollet për kapjen e autorit.