AKTUALITET, 4 Qershor 2020, 13:04

Nikoll Lesi-Bashës: Duhen këmbë të forta Saliane, që ta kthesh topin tek rezidenca amerikane!

Nikoll Lesi-Bashës: Duhen këmbë të forta Saliane, që ta

Gazetari Nikoll Lesi, në një shënim në gazetën "Koha Jonë", shpjegon dilemën e madhe "ekzistenciale", ku ndodhet Lulzim Basha, pasi ambasadorja amerikane, deklaroi se "topi është në fushën e tij" për reformën zgjedhore.

Sipas Lesit, Basha mund të miratojë reformën "dhe ta mbajë mirë me amerikanët" ose "të mos e firmosë dhe të mbajë premtimin me votuesit për zgjedhje të lira dhe të ndershme".

Po sipas Lesit, për të kthyer topin drejt rezidencës amerikane, duhen "këmbë të forta Saliane", pra shkurt, këmbët e Sali Berishës.

Shënimi i Lesit në "Koha Jonë":

Ambasadorja amerikane Yuri Kim foli mbrëmë pa asnjë hezitim dhe tundi në dorë projektmarrëveshjen e firmosur nga Edi Rama, por që Oerd Bylykbashi (PD) dhe Petrit Vasili (LSI) nuk shkuan për ta parë se ç’kishte brenda.

Ambasadorja me një ton të lehtë diplomatik i tha (dhe nuk iu lut aspak) Bashës “hajde e merre letrën që kam në dorë dhe firmose”.

Topi është në fushën tënde!- ishte mesazhi i ambasadores.

Ndërkohë Lulzim Basha ndodhet para një dileme të madhe ekzistence. Ta firmosë e ta mbajë mirë me amerikanët apo të mos e firmosë dhe të mbajë premtimin para votuesve të tij për zgjedhje të lira e të ndershme, kur fare e mirë e di se me këto kushte e pa një qeveri kujdestare për zgjedhjet si në Maqedoni e Greqi, opozita shkrihet.

Se do t’i vjedhë prapë Rama dhe nuk ka më justifikim para qytetarëve. Njëherë ta falëm atë që bëre,- thotë popull,i- por herë të dytë nuk ka.  Ose ik!

Zgjidh e merr, Lul Basha!

Topin e ke në oborrin e selisë blu.

Duhet kembë e fortë “saliane”, që ta kthesh topin nga SHQUP-i te Rezidenca Amerikane!