AKTUALITET, 4 Qershor 2020, 11:36

VIDEO/ Tre mjekë dhe infermierë infektohen me koronavirus

VIDEO/ Tre mjekë dhe infermierë infektohen me koronavirus


Në vendin tonë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i të infektuarve në total rritet në 1,197. Rastet e reja janë regjistruar: 11 në Tiranë, një në Krujë dhe një në Shkodër.

Po ashtu, njoftohet se mes 13 të infektuarve, tre janë personel shëndetësor, nga 39 të testuar, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Siç njofton ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Sa i përket situatës tek shërbimi Infektiv, aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët pesë janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 183

Krujë 23

Durrës 15

Kamëz 12

Shkodër 11

Mat 9

Lushnje 6

Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1.