TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku ka folur për reformën zgjedhore dhe mungesën e një marrëveshje deri në këto momente me opozitën.
Ai adresoi edhe faktin se reformën e kanë marrë në dorë ambasadorët, gjë që nuk është kompetencë e tyre. Rama tha se kjo ka ndodhur, për faktin se opozita nuk pranonte të ulej në tryezë me të.
"Nuk i kërkova unë ambasadorët. Por të tjerët e kishin të pamundur të uleshim shqiptar me shqiptar dhe u ulën me tre palë përkthyes. Gjithsesi, u jam mirënjohës ambasadorëve, që bëjnë arbitrin dhe dalin nga mandate i tyre, duke parë pingpongun shqiptar, pingpong pa top... Kjo është e vërtëta, sidoqoftë mbetet me vlerë fakti që diskutimet bëhen me dëshmitarë", tha Rama.
/TPZ.al/