AKTUALITET, 4 Qershor 2020, 11:21

DETAJE/ Si është gjendja në Infektiv, ja sa pacientë janë në terapi intensive

DETAJE/ Si është gjendja në Infektiv, ja sa pacientë


Ndërkohë që në vend vijon rritja e numrit të personave të prekur me koronavirus, në spitalin Infektiv vijon beteja për shërimin e të prekurve.

Ministria e Shëndetësisë bëri sot me dije se “në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët pesë janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar”.

Sipas ministrisë, rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.

COVID-19 – Statistika (4 Qershor 2020)

Testime totale 17099

Testime molekulare 15647

Testime serologjike 1452

Raste pozitive 1197

Raste të shëruara 898

Raste Aktive 266

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 183

Krujë 23

Durrës 15

Kamëz 12

Shkodër 11

Mat 9

Lushnje 6

Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1.